“Bleva dhallë “Lufra” te Big Market u ça dhe doli i mykur, punonjëset s’mbajnë përgjegjësi”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.09.2025, 19:09

Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar një rast skandaloz pranë redaksisë sonë. Ai tregon se ndaloi në një rrjet të supermarketeve Big Market për të blerë një shishe dhallë të markës Lufra, por sapo doli nga supermarketit shishja iu ça dhe zbuloi se dhalli brenda ishte i mbuluar krejtësisht nga myku, pavarësisht se në etiketë figuron një datë e rregullt skadence.

I habitur dhe i shqetësuar, qytetari është rikthyer menjëherë te punonjëset e supermarketit për të kërkuar shpjegime, por sipas tij ato nuk pranuan të marrin asnjë përgjegjësi, duke e injoruar situatën.

Ky nuk është rasti i parë kur rrjeti i supermarketeve Big Market përballet me akuza të rënda për mungesë kontrolli dhe siguri ushqimore. Ironikisht, slogani i kompanisë që e prezanton si “lider në cilësi” duket se në praktikë po përkthehet në “lider në helmimin e shqiptarëve”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit