Qëndron i vetëm pranë mbeturinave, ky zotëri ka nevojë për ndihmë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.09.2025, 20:02

Në një zonë jo shumë larg qendrës së Tiranës, mes rrëmujës së përditshme, fshihet një histori e dhimbshme që kalimtarët shpesh zgjedhin ta anashkalojnë. Një burrë i moshuar, i braktisur nga të gjithë, jeton i vetëm në kushte çnjerëzore në rrugën “Ramë Sadria”, pranë fabrikës së këpucëve.

Për muaj me radhë, ky njeri ka pasur vetëm një cep rruge si strehë. Pa çati mbi kokë, ai fle pranë mbeturinave, duke mbështjellë trupin e lodhur me copa plasmasi, për t’i bërë ballë netëve të ftohta. Shikimi i tij i humbur, i mbështjellë në heshtje e mjerim, është një thirrje e pashpallur për ndihmë.

Me ardhjen e vjeshtës dhe afrimin e dimrit, qëndrimi i tij në rrugë nuk është më thjesht i vështirë, është një luftë për mbijetesë. Secila natë e ftohtë e rrezikon t’i shuajë edhe ato pak forca që i kanë mbetur.

Në këtë qytet të madh, ku gjithsecili rend drejt punëve të veta, e vetmja gjë që ky burrë ka është ky cep i vetëm rruge dhe ndonjë dorë e rrallë që i ofron një kafshatë buke.

Apeli është i qartë, institucionet e strehimit dhe kujdesit social duhet të veprojnë tani, para se të jetë tepër vonë. Ky njeri meriton më shumë se kaq, meriton dinjitet, ngrohtësi dhe një vend ku të ndiejë se nuk është harruar nga bota.

Një vajzë e dërgoi rastin e zotërisë së vetmuar në redaksinë tonë, duke shkruar nëpërmjet këtij mesazhi:

Përshëndetje, kam parë një person që fle në mbeturina dhe është në një gjendje shumë të rëndë. Nëse ke mundësi të ndihmosh me ndonjë ushqim, veshje ose të kontaktosh një institucion përkatës, do ishte shumë e vlefshme. Ky njeri ka nevojë për ndihmë urgjente.

Dua të ju informoj ndodhet te rruga Ramë Sadria. Te fabrika e këpucëve.. ndodhet ky person që fle në mbeturina dhe është në kushte shumë të vështira. Ju lutem të merrni masa sa më shpejt që të jetë e mundur për t’i ofruar ndihmën e nevojshme. Ky është një rast emergjent dhe ka nevojë për kujdes human.

Ka mbi 8 muaj, fle i mbuluar me plasmas. Ndonjëherë kërkon lek monedha po i dhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit