“Nxënësit e dalluar përfundojnë në plehra”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.09.2025, 19:20

Një qytetare ka hasur një pamje të pazakontë këtë pasdite në zonën e Porcelanit në Tiranë. Pranë një koshi plehrash ishin hedhur disa tabela të shkollës, mes tyre edhe këndi i nxënësve të dalluar.

Pamja ka ngjallur habi dhe keqardhje, sidomos kur dihet se jemi vetëm pak ditë larg nisjes së vitit të ri shkollor, më 8 shtator.

Qytetarët shprehen se materiale të tilla nuk duhej të hidheshin në plehra, por të ruheshin si pjesë e historikut të shkollës ose në arkiv. “Është turp t’i shohësh në kosh arritjet e fëmijëve, në vend që të ruheshin me kujdes”, – shkruan qytetarja që dërgoi foton në redaksinë tonë.

Pamja ironike lë një shije të hidhur: duket sikur puna dhe sakrificat e nxënësve të dalluar nuk kanë më asnjë vlerë sapo mbyllet një vit shkollor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit