Punon zjarrfikësja e Shkodrës? Në Bahçallëk ka tre ditë që digjen goma

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.09.2025, 18:34

Një zjarr i shpërthyer tre ditë më parë në një pikë grumbullimi gomash në Bahçallëk të Shkodrës po vijon të krijojë shqetësim të madh te banorët e zonës.

Në një denoncim për JOQ, ata shprehen se situata është bërë e padurueshme, pasi lagjja prej ditësh është mbuluar nga një “re” e dendur tymi të nxjerrë nga djegia e gomave.

Denoncuesi shkruan: “Ky zjarri është që tre ditë duke djegur goma makinash në Bahçallëk të Shkodrës. Është një zonë e banuar por ka tre ditë që është vetëm mjegull tymi. Është një kompani që mbledh këto të fasonerisë. Aty afër nuk kalohet! Unë jam banor i zonës dhe nuk mundem të qëndroj në shtëpi nga tymi që bën kjo kompani.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve dhe shërbimit zjarrfikës për të shuar flakët, të cilat jo vetëm po shkaktojnë ndotje të rëndë mjedisore, por edhe rrezikojnë shëndetin e komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit