“Porosita dy fanella me stampime në Tiranë, njëra ishte gabim, tjetra s’erdhi fare”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.09.2025, 18:00

Një qytetar nga Kosova ka denoncuar përmes redaksisë tonë mashtrimin që pretendon se i është bërë nga një faqe online me bazë në Tiranë.

Sipas tij, pas një porosie të bërë në Instagram, për disa fanella futbolli të stampuara me emra, porosia nuk i ka mbërritur siç duhet dhe që prej asaj dite nuk ka marrë më asnjë përgjigje nga faqja, përkundrazi i kanë bërë edhe bllok.

Ai ka treguar se me faqen 'kostume_futbolli_a.l' ka rënë dakord të blejë 2 fanella me çmim 35 euro. Por kur i ka mbërritur porosia në Kosovë, ai ka vënë re njëra fanellë mungonte dhe tjetra ishte gabim.

Menjëherë ai i ka shkruar faqes duke kërkuar një shpjegim prej tyre, por ata s'i kanë kthyer asnjë përgjigje duke mos mbajtur përgjegjësi dhe i kanë bërë edhe bllok në Instagram. Ai shton se ka tentuar t’i kontaktojë në Instagram dhe WhatsApp, por nuk ka marrë përgjigje, ndërsa faqet janë ende aktive dhe vazhdojnë të funksionojnë.

Ai thotë se denoncimi i tij ka për qëllim të paralajmëroj të tjerët që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla nga blerjet online dhe kërkon që autoritetet të monitorojnë më shumë aktivitetin e faqeve që operojnë në rrjete sociale, sidomos ato që merren me tregti të pakontrolluar.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje deshta te lajmeroj nje mashtrim nga nje faqe ne Tirane. Une jam nga Kosova dhe bera nje porosi dhe me ka ardhur gabim ndersa tani nuk me japin pergjigje dhe me bene bllok. Keto jane faqet e Instagramit se mua me ka bere bllok. Nuk eshte ne pyetje pagesa prej 35€ po pse mashtrojne! Te lutem dua te jem anonim! E kam kontaktuar edhe ne whats app. Mashtrojn o vella qe 2-3 jave po pres përgjigje. Denoncimi sherben kur jane aktive faqet tjera nuk eshte mbyllur more shikoje aktive jane, me numer cel me te gjitha nuk me pergjigjen. Dhe sherben denoncimi per mashtrim. E vetmia arsyje pse nuk shkova ne Polici eshte sepse po i pritoj procedurave deklaratave etj etj"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit