Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë sonë me një denoncim lidhur me përdorimin e një automjeti nga Policia e qytetit.
Pamjet janë regjistruar disa ditë më parë, pranë urës së Baçallëkut, ku shihet një automjet policie me fenelina, i cili mbante një targë jo të zakonshme. Në të shkruhet “POLICIA 0111”.
“Për mua këto targa nuk janë normale,” shkruan denoncuesi. Në video duket qartë se pjesa e poshtme e targës është mbuluar me një shirit të bardhë.
Mesazhi i plotë i qytetarit: “Shkodër, te ura e Baçallëkut. Këto nuk janë targa normale në sytë e mi. Makinë policie me fenelina, me policë brenda. Ky automjet lëviz shpesh.”