Memorial me foto, qirinj e lule për dy motrat Dhimaku: Shoferë lëvizni me kujdes!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.09.2025, 17:27

Një memorial është ngritur në aksin rrugor Delvinë–Sarandë, pikërisht në vendin ku mbrëmjen e 24 gushtit ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku.

Në vendin e ngjarjes, familjarët kanë vendosur foto të vajzave të ndjera, qirinj dhe lule, në një akt prekës përkujtimi që reflekton dhimbjen e thellë për jetët e humbura në lule të rinisë.

Një qytetar që kaloi sot pranë memorialit është ndalur për disa minuta për të nderuar kujtimin e tyre. I tronditur për këtë humbje tragjike, ai u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes në rrugë.

Ai thotë se çdo shofer duhet të ngasë me kujdes, të mendojë për familjen, për motrat e vëllezërit, por si fillim për veten e tyre.

Kujtojmë se mbrëmjen e aksidentit tragjik, dy motrat Elvisa dhe Rozina po udhëtonin nga fshati i tyre Kopaçez i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej i shtruar vëllai i tyre i diagnostikuar me leukemi. Ato kishin marrë rrugën për të kaluar natën pranë tij, por fatkeqësisht nuk arritën kurrë në destinacion.

Aksidenti tragjik ndodhi pasi 23-vjeçari Kevin Norra, duke drejtuar një mjet tip Audi Q5 në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë, doli në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me automjetin “Lancia” ku ndodheshin dy motrat dhe kushërira e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe. Për fat të keq përplasja ishte tepër e fortë dhe dy motrat humbën jetën direkt në vend, ndërsa kushërira e tyre ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet ende në spital.

Mesazhi i qytetarit:

"Pershendetje JOQ, te lutem beje nje postim pasi u bej thirrje te gjithve shoferave qe te ecin avash, te mendojne motrat, vellezerit, familjen se kam qajt per keto dy goca si motrat e mia. Te kene kujdes per veten e tyre dhe pasttaj per tjeret. Postoje te lutem"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit