“Djali u dhunua në “Qendrën Siar”, dhe më pas u përjashtua”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.09.2025, 16:31

Një ngjarje e rëndë ka ardhur në redaksinë tonë nga një nënë e shqetësuar për sigurinë e fëmijës së saj. Sipas saj, djali i saj 3-vjeçar ka qenë viktimë e dhunës, si nga një fëmijë tjetër në kopsht, ashtu edhe nga edukatoret e kopështit “Qendra Siar”, në drejtimin e Erviola Trukës, në Mëzez-Fushë.

Sipas nënës, djali ndiqte aktivitetet në këtë kopsht. Një ditë, pasi kishte shkuar ta merrte pas përfundimit të orarit, ajo është përballur me drejtoreshën Erviola Truka, e cila i ka thënë se kishin bërë një “gabim”. Në atë moment, nëna ka vënë re se fytyra e fëmijës ishte e mbuluar me krem. Kur ka kërkuar shpjegim, drejtoresha i ka thënë se kishte ndodhur një zënkë midis fëmijëve.

Dy ditë më vonë, nëna ka zbuluar se djali, me të cilin supozohej se ishte konfliktuar fëmija i saj, nuk kishte fare dhëmbët e parë. Sipas saj, zënka ka degraduar në dhunë dhe nga edukatoret e kopshtit duke goditur me shuplakë djalin e saj pas një konflikti me fëmijët.

Komunikimi me drejtoreshën është përshkruar nga prindi si i paqartë dhe i papërgjegjshëm, me premtime të pambajtura për t’i dhënë akses në pamjet e kamerave të sigurisë që ajo i kishte kërkuar vazhdimisht. Pas një kohe, nëna mori një mesazh ku i kërkohej të mos e sillte më fëmijën në kopsht, pikërisht në momentin kur edukatorja që kujdesej për djalin (jo ajo e akuzuar për dhunë) ishte larguar nga puna.

Sipas denoncimit, drejtoresha ka nisur edhe një fushatë ndaj fëmijës, duke e etiketuar si agresiv dhe problematik para prindërve të tjerë, si dhe duke i dërguar familjes mesazhe kërcënuese e mallkime.

Prindi kërkon transparencë dhe përgjegjësi për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, duke theksuar nevojën e menjëhershme për kontrolle dhe standarde më të larta në institucionet që kujdesen për më të vegjlit.

Denincimi i qytetares:

Jam prind i një fëmije 3-vjeçar, i cili deri para disa ditësh frekuentonte kopshtin “Qendra Siar”, me drejtoreshë Erviola Truka, në Mezez-Fushë.

Një ditë mora djalin nga kopshti në një gjendje të rëndë, pa qenë i lajmëruar më parë për incidentin e ndodhur. Më thanë vetëm se e kishte kafshuar një fëmijë tjetër. Por, kur e pashë atë fëmijë pas dy ditësh, vura re se nuk kishte fare dhëmbë përpara.

Komunikimi me drejtoreshën ishte i mangët, pa mbajtur përgjegjësi dhe pa dhënë asnjë shpjegim për atë që kishte ndodhur. Ajo më premtoi se do të më jepte pamjet nga kamerat e sigurisë, por pas disa kohësh mora vetëm një mesazh, ku më kërkonte të mos e çoja më fëmijën në kopsht. Ky moment përkoi edhe me largimin e edukatores nga institucioni.

Nga drejtoresha kam marrë mesazhe kërcënuese dhe mallkime. Për më tepër, ajo ka nisur një fushatë ndaj prindërve të tjerë, duke e etiketuar fëmijën tim si agresiv dhe problematik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit