Dalin pamjet e sherrit me thika në Korçë, lokali ishte plot me klientë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.09.2025, 16:46

Janë publikuar pamjet e sherrit të dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e 31 gushtit të këtij viti mes dy grupeve të ndryshme në një lokal në lagjen nr.1 në qytetin e Korçës.

Në pamje shihet se personat e përfshirë fillimisht janë konfliktuar verbalisht me fjalë, dhe brenda disa sekondash ka filluar përplasja me grushte mjetet të fortë që gjendeshin në lokal dhe thika.

Për pasojë dy persona mbetën të plagosur me thikë, ndërsa disa të tjerë morën lëndime të ndryshme nga goditjet.

10 vetë u arrestuan nga policia si të dyshuar që janë përfshirë në këtë ngjarje. Mes të ndaluarve është autori i dyshuar i plagosjes me thikë 54-vjeçari Dritan Pine, i cili akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë dhe e lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone”, “Deklarim i rremë para policisë”, “Prishje e qetësisë publike” si edhe “Prodhim, mbajtje dhe tregtim i armëve të ftohta pa leje”.

Nëntë të arrestuarit e tjerë, të moshave nga 21 deri në 51 vjeç, akuzohen për përfshirje në konflikt dhe plagosje me dashje.

Gjithçka ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit ku ndodheshin edhe klientë të tjerë të cilët janë larguar të tmerruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit