Përdorues droge me të shkuar kriminale, Xhiljon Hoxha nxiste të miturit të grabisnin për të

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.09.2025, 15:56

Personi në foto është 39-vjeçari i quajtur Xhiljon Hoxha. Ai është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka nxitur tre të mitur që të kryenin vjedhje në kryeqytet. Ai është një emër i njohur për krime të ngjashme, pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Pas arrestimit bëhet me dije se janë sekuestruar sende të vjedhura nga veprimtaria kriminale, si dhe sende që dyshohet se i shërbenin 39-vjeçarit për konsum narkotikësh. Policia ka shtuar se hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Xhiljon Hoxha, tashmë në pranga, ka qenë një figurë e njohur për veprimtari kriminale dhe përdorim lëndësh narkotike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit