“Me këto çmime ju garantoj se do plasi morri dhe zgjebja në të katërta anët!”
Kjo ishte ajo se çfarë paralajmëroi ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.
Ai tha se paga minimale është ende e pandryshuar, teksa çmimet e produkteve dhe kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm. Këto çmime sipas tij ua pamundësojnë jetesën shqiptarëve deri në kufij, sa të mos kenë mundësi për të blerë as detergjente për rrobat.
"Çmimet janë stratosferike. Pyesni ju një amvise, shkon dhe blen ilaçe për lavatriçe, 35 euro pakoja, në një kohë kur në Gjermani shitet me 17 euro, 18 euro. Ju garantoj se më këto çmime do plas morri dhe zgjebja në të katërt anët e vendit. Është çmenduri. Nëse e shet ilaçin me 35 euro, çfarë do hanë njerëzit nëse blejnë në këtë mënyrë,” tha ai në fjalën e tij.