Denoncim: Privati vendos çadra në plazhin publik të Velipojës dhe i jep me pagesë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.09.2025, 15:02

Një rast shqetësues është raportuar nga pushues në plazhin e Velipojës, ku një hapësirë publike po shfrytëzohet në mënyrë të paligjshme për përfitime financiare. Sipas denoncimit, një individ ka vendosur një çadër private në një nga zonat më të preferuara të plazhit një hapësirë që ligjërisht është publike dhe duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Sipas pushueses çadra po përdoret për qëllime fitimi, pasi personi në fjalë u kërkon para pushuesve për ta përdorur, sikur të ishte pronë private. Denoncuesja shton se çadra është pjesë e pajisjeve të një zone private shazllonesh, por është vendosur përtej territorit të lejuar, duke zënë një pjesë të plazhit publik. Pushuesit kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë Shkodër.

“Kjo hapësirë publike po shfrytëzohet me pagesë. Plazhi në Velipojë. Çadra është e personit që shihni në foto. E ka vendosur për vete, por u merr para pushuesve. Gjithashtu, është pjesë e shazlloneve private, por këta e kanë vendosur pikërisht në vendin më të preferuar, i cili është publik, dhe e lëshojnë me pagesë:, shkruan qytetarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit