Një 35-vjeçar është arrestuar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të ngacmimit seksual ndaj një vajze 19-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e kryeqytetit, ndërsa veprimet e menjëhershme të policisë çuan në identifikimin dhe ndalimin e autorit.
Policia e Tiranës njoftoi se personi i arrestuar është shtetasi me inicialet B.I., 35 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin B. I., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 19-vjeçare”, njofton Policia e Tiranës.