“Librat falas janë copë-copë, do t’i blej të rinj me lekë borxh”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.09.2025, 14:39

Teksa të hënën pritet nisja e vitit të ri shkollor 2025-2026, shkollat po shpërndajnë libra falas për familjen në pamundësi ekonomike, si një lehtësim financiar për fëmijët e tyre që ndjekin arsimin.

Një qytetare shkoi sot në shkollën 9-vjeçare “Musa Çakërri” në Vlorë, për të marrë librat e fëmijës së saj që këtë vit ndjek klasën e shtatë. Mirëpo ajo ka mbetur e shokuar nga gjendja në të cilën librat iu dorëzuan.

Shiko çfarë librash, copë-copë! Pa kapakë, të shkarravitur! Këtu do mësojnë fëmijët?” thotë ajo në një video dërguar redaksisë sonë.

Në pamje duken librat të cilët nuk janë në formën e tyre më të mirë, ku sipas qytetares, përveç shkarravitjes dhe mungesës së kapakëve, librat kanë dhe mungesë të faqeve të mësimit. Kjo krijon mangësi në marrjen e mësimeve të plota për nxënësit.

Denoncuesia tregon se është në gjendje të vështirë ekonomike, dhe librat falas do të ishin një lehtësim goxha i madh për të, por në këtë gjendje, ajo është e detyruar që të marrë para borxh për t’i blerë të rinj.

Ju e dini gjendjen time sepse kam bërë apel për shtëpinë më parë te ju. Unë nuk kam mundësi ekonomike, librat janë lehtësim, por këto janë copë-copë. Do detyrohem të marr lekë borxh që të ble të tjera për dalin,” tha ajo në një bisedë telefonike.

Përgjegjësia fillon që te përdorimi i librave nga nxënësit, të cilët nuk duhet t’i dëmtojnë pasi në fund të vitit duhet të dorëzohen përsëri të rregullt. E në rastin e këtyre librave që janë dorëzuar të grisur dhe të papërdorshëm, përgjegjësia bie mbi pranuesit e tyre, të cilët i kanë rimarrë në shkollë në përfundim të vitit arsimor edhe pse në këtë gjendje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit