“Më kanë vënë mikroçip te dhëmballa, më përgjojnë dhe askush s’ma heq”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.09.2025, 14:20

Drilona i është drejtuar redaksisë sonë për të ndarë një ngjarje të jashtëzakonshme që e ka bërë jetën e saj të padurueshme. Ajo tregon se prej shtatë vitesh, pa dijeninë e saj, në rrënjën e dhëmballa numër 7 i është vendosur një mikroçip nga një person i cili për arsye të saja personale zonja nuk do ta bëj publik emrin.

Vetëm katër pesë e fundit, Drilona ka kuptuar se nuk është vetëm, ajo dëgjon zëra që i flasin përmes mikroçipit ndërkohë që ka mbi 7 vite që përgjohet. Pavarësisht se ka shkuar tek dhjetëra dentistë, askush nuk ka pranuar ta heqë madje disa kanë tentuar të vendosin të tjerë.

Drilona është drejtuar dhe te institucione si Policia apo Prokuroria madje dhe në media por nuk ka arritur të marrë asnjë zgjidhje. Ajo shprehte se dikush e kontrollon gjatë gjithë kohës duke i cënuar privatësin nëpërmjet këtij mikropërgjuesi dhe askush nuk po merr masa.

“Privatësia ime është shkelur. Ky person po menaxhon jetën time,” shprehet ajo, ndërsa katër vitet e fundit ka mbetur e papunë dhe e pafuqishme përballë situatës.

Drilona bën thirrje urgjente që dikush të ndërhyjë dhe të heqë mikroçipin, për t’i dhënë mundësinë të jetojë lirshëm dhe normalisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit