SKANDAL! Spitali i Traumës i rrethuar nga mbeturinat, asnjë masë nga institucioni

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.09.2025, 13:58

Një qytetar ka dërguar disa pamje në redaksinë tonë, të cilat tregojnë gjendjen alarmante të papastërtisë pranë Spitalit të Traumës në Tiranë. Në video shihen grumbuj mbeturinash, shishe plastike, kartona dhe mbetje të tjera të shpërndara përgjatë trotuarit dhe në shkurret anës rrugës.

Situata është e papranueshme, veçanërisht për një institucion shëndetësor që duhet të ofrojë pastërti dhe siguri për qytetarët. Qytetari që denoncoi këtë situatë shprehet i revoltuar: “Kjo nuk është hyrje spitali, por duket si një vendgrumbullim plehrash. Askush s’e ndjen përgjegjësinë”

Përgjegjësia për mirëmbajtjen e ambientit jashtë dhe përreth spitalit i takon vetë institucionit shëndetësor, i cili duhet të bashkëpunojë me strukturat e pastrimit për të garantuar kushte dinjitoze. Mosreagimi dhe neglizhenca nuk mund të justifikohen, kur në fjalë është ambienti përreth një institucioni që pret çdo ditë qindra pacientë në nevojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit