Vajza kërkonte adoptues për macen, djali e ngacmon dhe i dërgon foto intime

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.09.2025, 13:10

Një rast i rëndë ka mbërritur pranë redaksisë sonë nga një qytetare, e cila vetëm pak ditë më parë publikoi në faqen e JOQ Animal (e hapur së fundmi) një njoftim për adoptimin e një maceje të vogël. Ajo që ndodhi më pas është vërtet e papranueshme.

Sipas denoncimit, një djalë e kontaktoi fillimisht me pretekstin se ishte i interesuar për të marrë kotelen. Por qëllimet e tij, siç rezulton nga faktet, nuk kishin aspak lidhje me adoptimin. Në vend të kësaj, ai ngacmon vajzën, duke i dërguar foto dhe video me përmbajtje intime.

“Unë nuk e njihja fare këtë person. Vetëm pse nxorra një mace për adoptim, ai më shkroi dhe më pas më dërgoi imazhe nudo. Madje, kam frikë për sigurinë time sepse i kam dërguar edhe lokacionin dhe kam frikë se mund të më vijë në shtëpi.”– shprehet qytetarja, e cila ka sjellë dhe prova konkrete për ngacmimin e vazhdueshëm.

Sipas saj, pavarësisht se iu drejtua Policisë së Shtetit, përgjigja që mori ishte zhgënjyese, Policia duket se nuk e ka marrë rastin seriozisht dhe i ka thënë të bëj denoncimin pas 5 ditësh dhe pse ajo ka theksuar se i kishte dërguar lokacionin ku ndodhej banesa e saj.

Ky rast tregon edhe një herë pasojat shqetësuese të mungesës së reagimit institucional ndaj dhunës dhe ngacmimeve online, të cilat shpesh herë kthehen në kërcënime reale për sigurinë e qytetarëve.

JOQ Albania dënon me forcë çdo akt të tillë ngacmimi dhe dhune psikologjike. Redaksia jonë do të vazhdojë të publikojë çdokënd që kryen të tilla veprime të turpshme.

Denoncimi i qytetares:

Joq, të lutem shikoni pak këto mesazhe dhe publikojini , sepse më ka dërguar një video intime turp atij! Unë nuk e njoh këtë person, por më ka dërguar foto nudo.

Disa ditë më parë pata nxjerrë një mace për adoptim në faqen JOQ Animal, dhe ai më shkruajti. E kam regjistruar me telefonin tjetër, sepse WhatsApp nuk lejonte pamjet.

Joq, a mund të bëni diçka? Jam kontaktuar me policinë, por nuk kanë marrë masa. Kam frikë se mund të më ndodhë diçka, sepse ky person më ka dëmtuar. Videoja që më ka dërguar është vetëm njëherë; u detyrua burri im ta regjistrojë me telefon tjetër.

Të lutem, sepse policia nuk po bën asgjë. I kam dërguar edhe lokacionin, dhe kam frikë se mund të vijë në shtëpi, edhe pse e fshiva mesazhin. Kur shkova te policia mbrëmë, ishin shumë të papërgjegjshëm. Më thanë të prisja pesë ditë për denoncim, duke më thënë “edhe ne jemi të lodhur, do pushojmë”. I thashë: “Po nëse ky djalë vjen në shtëpi?” Më thanë: “Merr policinë, ne nuk mund të parashikojmë mendjen e tij”. Dhe shtuan: “Nëse gjykata nuk e merr përsipër, nuk kemi çfarë të bëjmë. Zgjidhni si të doni”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit