Një tjetër denoncim i rëndë vjen këtë herë nga zona e urës së Kamares në Elbasan. Një qytetar ka zgjedhur të ndajë me redaksinë tonë pamje që e rrëzojnë mitin e Shqipërisë “vend turistik” që po promovohet çdo ditë.
Në videot e dërguara shihet qartë ndotja alarmante që ka pushtuar lumin Shkumbin. Nga uji i kthjellët dikur, sot lumi është shndërruar në një masë llumi të zezë. Përveç papastërtisë, gjithë zona rreth e qark është mbuluar nga mbeturinat, duke i dhënë pamjen e një inceneratori të hapur dhe jo të një vendi ku njerëzit shkojnë për t’u çlodhur.
Fajtorë? Nga njëra anë, papërgjegjshmëria institucionale, Gledian Llataj, që me sa duket prej kohësh nuk ka dalë në terren për të parë gjendjen e mjeruar të lumit, e aq më pak për të vendosur disa koshë mbeturinash, qoftë edhe për “sy e faqe”. Nga ana tjetër, vetë qytetarët, të cilët me hedhjen e mbeturinave në tokë e në ujë po i japin dorën finale shkatërrimit të një pasurie natyrore.
Ky është realiteti i Shqipërisë që propagandohet si “parajsë turistike”. Pamjet flasin vetë një turp kombëtar që po shkatërron edhe atë pak natyrë që na ka mbetur.
Denoncimi i qytetarit:
Vendi quhet ura e Kamares Elbasan Librazhd i gjithe eshte i ndotur nga pamundesia per efekt gjatesie te videos nuk munda ta dergoj te gjithe! Por nuk mund te vish te pushosh me familjen pasi e kane ndotur + dhe bashkia nuk sjell nje kosh mbeturinash( pasi duhet ta dine qe kane nje popull pa edukate qe mbeturinat i hedhin ku rrine dhe nuk i marrin me vehte dhe ne koshin me mbeturina me te afert ti hedhin por edhe bashkia nuk ngelet pas nga kultura dhe edukimi).