Një qytetar nga Vlora i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një incident të ndodhur dhe për të vendosur para përgjegjësisë personin e përfshirë.
Ai ka treguar se sot rreth orës 11:15, një fadromë ka kaluar në lagjen e tij afër shkollës "Reald", por gjatë ecjes fadroma ka përplasur një pemë duke e shkulur nga trotuari.
Qytetari ka siguruar pamjet e këtij momenti, ku fadroma duket se përplas pemën dhe largohet pa parë fare pasojat që lë nga pas.
Ai kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shoferit të kësaj fadrome pasi pema ka mbetur e shkulur dhe trotuari është dëmtuar. Ai i bën thirrje edhe punonjësve të bashkisë që të marrin masa për heqjen e pemës dhe rregullimit të trotuarit.
Mesazhi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ. Dua t denoncoj nje rast sot ne Vlore. Rast i sotem ora 11:15. Ju lutem me ndihmoni te gjej shoferin e fadromës. Te bashkis jane pemet po ka prishur pjesen e sheshit poshte. Plus pema nuk mund te lihet ashtu dikush duhet ta heqi. Ju lutem me ndihmoni ta gjej"