Katër ditë pas stuhisë, bashkia Durrës s’heq pemët e rrëzuara! Qytetarët ecin në rrugën e makinave

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.09.2025, 12:33

Një qytetare ka ngritur një shqetësim aktual për situatën e rrezikshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë Kolegjit “Turgut Ozal”. Sipas saj, që prej së shtunës, pas stuhisë që goditi kryeqytetin, disa pemë të mëdha janë rrëzuar dhe kanë bllokuar tërësisht trotuarin, duke detyruar këmbësorët të ecin në mes të rrugës.

Qytetarja shprehet se kjo situatë vazhdon prej katër ditësh, pa asnjë ndërhyrje nga ana e bashkisë apo autoriteteve përkatëse. Ajo thekson se rruga dytësore është mjaft e frekuentuar dhe e rrezikshme, ku shpeshherë kanë ndodhur aksidente, dhe mungesa e aksesit në trotuar vetëm sa shton rrezikun për qytetarët, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

“Përshëndetje, si jeni? Doja të ndaja një shqetësim që po has çdo ditë, që nga e shtuna, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, tek Kolegji "Turgut Ozal". Pas stuhisë që ndodhi në Tiranë, shumë pemë u thyen. Tashmë është dita e katërt që detyrohemi të kalojmë në mes të rrugës, sepse këto pemë kanë bllokuar të gjithë trotuarin dhe nuk ka ardhur askush t’i heqë nga bashkia. Jam shumë e shqetësuar, sepse kjo rrugë dytësore është shumë e rrezikshme dhe shpesh herë kanë ndodhur edhe aksidente. Shpresoj që institucionet përkatëse ta shohin këtë denoncim dhe të marrin masa sa më parë. Faleminderit!”, shkruan ajo për JOQ Albania, duke apeluar për zgjidhje të menjëhershme para se të ndodhë ndonjë tragjedi e paralajmëruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit