Fejzullahu nga ZRrE dëshmon kundër Krasniqit të KEK

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.09.2025, 13:54

Ymer Fejzullahu po dëshmon kundër ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqin, në seancën e sotme.

Ai fillimisht ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak se shkresat sipas tij i kanë shkuar me vonesë në adresë.

Prokurori deklaroi se seanca duhet të vazhdoj ngaqë dëshmitari nuk do të pyetet për detaje të tjera.

Pas konsultimit jashtë salle, trupi gjykues vendosi ta refuzoj kërkesën e dëshmitarit sepse arsyetimet e tij janë në kundërshtim me rregullat për dëshmitarin.

Kështu Fejzullahu doli në foltore të gjykatores për t’ju përgjigjur pyetjeve të prokurorit.

Tjetri dëshmitar në këtë rast është edhe Skënder Muqolli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit