Vrasja e Artur Bashimit: Porosia nga burgu dhe lidhjet e viktimës me botën e krimit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.09.2025, 11:39

Policia greke ka zbardhur tashmë vrasjen e 47-vjeçarit Artur Bashimi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 18 gushtit në Agio Pantaleimona të Athinës.

Në pranga për këtë ngjarje ka rënë një 27-vjeçar grek i cili sipas policisë greke rezulton përdorues droge. Ky i fundit deklaroi para hetuesëve se nuk e njihte porositësin dhe as arsyen se pse do të ekzekutohej shqiptari por dinte vetëm se urdhëri për këtë vrasje kishte ardhur nga burgu dhe si shpërblim kishte marr shumën e 15000 €.

Viktima u qëllua nga autori me një plumb në gjoks i cili rezultoi fatal për të. I veshur me rroba të errëta, kaskë, xhup dhe doreza ai u afrua dhe qëlloi 47-vjeçarin, në moment ai ka tentuar të shkrep armën për herë të dytë por arma u bllokua. Në vendngjarje policia gjeti një gëzhojë dhe një fishek të paplasur.

Artur Bashimi rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi.

Artur Bashimi rezulton të jetë vëllai i 38-vjeçarit Marsel Bashimi alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita, person i njohur i botës së krimit në Greqi e Shqipëri.

Marsel Bashimi në korrik 2022 u arrestua bashkë me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si autorë të një ngjarjeje të rëndë me përdorim armësh në Greqi. Jambelli e Leci akuzohen në Shqipëri si autorë të vrasjes së Komisar Artan Cukut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit