Kontrabanduesi godet veturën e policisë në Kaçanik dhe arrin të ikë nga territori i Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.09.2025, 15:23

Policia e Kosovës, njësiti i Task Forcës, gjatë patrullimit në rajonin e Kaçanikut dje pasdite kanë vërejtur një kombi pa targa që dyshohet për kontrabandë dha gjatë ndjekjes shoferi ka goditur veturën zyrtare të Policisë ku si pasojë lëndime trupore kanë pranuar tre zyrtarë policorë.

Policët kanë pranuar trajtim mjekësor derisa i dyshuari ka braktisur automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Automjeti me mall të kontrabanduar është konfiskuar dhe mbetet t’i dorëzohet Doganës.

Rasti po hetohet nga ekipet relevante të Policisë së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit