Ndalohen dy shtetas turk në Deve Bair, posedonin kartonë të gjelbër të falsifikuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.09.2025, 11:24

Mbrëmë, në orën 20:10 dhe sot në orën 00:10, në kalimin kufitar Deve Bair, në hyrje të vendit, oficerët e policisë privuan nga liria 46-vjeçarin S.A dhe 39-vjeçarin J.K, të dy nga Republika e Turqisë.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të një kamioni “DAF” me gjysmërimorkio me targa kombëtare turke, të drejtuar nga S.A, u zbulua se kartat e gjelbra ndërkombëtare, të cilat ai i paraqiti për inspektim, ishin të falsifikuara.

“Gjithashtu, gjatë kontrolli kufitar dhe kontrollit të një kamioni “Renault” me targa kombëtare turke, të drejtuar nga J.K, u zbulua se ai paraqiti kartë të gjelbër të falsifikuar për inspektim. Ata u ndaluan në një stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit