Një i ri, i cili pak kohë më parë ka kryer studimet jashtë vendit dhe tani është kthyer në Shqipëri për të jetuar e punuar, ka denoncuar në redaksinë tonë, vonesat dhe mungesën e transparencës nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) për procesin e njohjes së diplomave të huaja, një procedurë e domosdoshme për studentët që kërkojnë të punësohen në Shqipëri.
Ai ka treguar se për procesin e njohjes së diplomës fillimisht duhet plotësuar një formular në e-Albania të cilin ai e ka kryer sapo është kthyer, por ende s'ka marrë asnjë përgjigje. Ai thotë se prej një muaji e gjysmë pret një përgjigje nga QSHA për të vijuar procesin e regjistrimit në punë por më kot, pasi kjo qendër nuk i kthen përgjigje as në e-mail as në numrin e telefonit.
I riu shprehet se me këtë problem po përballen edhe të tjerët që kanë mbaruar studimet jashtë, por tani duan të kontribuojnë me punë në Shqipëri.
Ai ngre shqetësimin mbi mungesën e funksionimit të institucioneve shtetërore dhe pasojat që kjo vonesë ka në jetën profesionale të studentëve të kthyer në atdhe.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ . Uroj te jeni mir ju dhe te gjith shqiptaret . Po ju shkruaj per nje shqetesim qe me ka ndodhur kohet e fundit . Studioja jashte Shqiperise dhe ehte bere pak kohe qe jam kthyer ketu . Si cdo student vendosa te bej njohjen e diplomes . Plotesova te gjithe formularin tek E-Albania .Cdo gje deri ketu ishte ne rregull . Po behen me shume se nje muaj e gjysemz dhe asnje pergjigje . Kam shkruar email tek QSHA dhe akoma skam mare nje pergjigje . Po ne cfare vendi jetojme ku ti si qytetar nuk mer nje pergjigje . Jam munduar ti mar ne telefon disa here dhe numri nuk funksionon . Ku duhet te mar nje pergjigje un? A funksion ky shtet ? ANONIM JU LUTEM Dhe disa personave te tjere qe nuk marin pergjigje nga QSHA Qe 1 muaj qe nuk marrim asnje pergjigje"