Një çift të moshuarish kanë kaluar natën në rrugë, pasi pronari i shtëpisë me qira ku jetonin i ka nxjerrë jashtë.
Ngjarja ka ndodhur në një lagje të Porcelanit dhe sipas fqinjëve të moshuarit kanë fjetur mbrëmë në rrugë pasi nuk kanë një strehë ku të fusin kokën edhe pse të sëmurë e me insulina.
Vetë të moshuarit kanë deklaruar për JOQ ALBANIA se marrin bonus qiraje nga shteti, por pronari i shtëpisë ku jetonin i ka nxjerrë jashtë bashkë me plaçkat dhe gjithçka që kishin.
Ata shprehen se pronari i ka dhunuar edhe fizikisht, e moshuara ka shenja të shumta në trup, prandaj kërkojnë ndërhyrje nga shteti dhe ndihmë nga qytetarët.
Që dy të moshuarit, njëri më i sëmurë se tjetri mos të kalojnë më netët në rrugë, ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.
Mesazhi i fqinjëve:
"Miremengjesi, ju lutem beni dicka per keto dy pleq te shkrete kane kaluar naten jashta. Ndodhen te stacioni i fundit Porcelanit. Ju lutem beni dicka, por te bejm dicka te lutem. Mos ti lejm te flejn perjashta. Ky eshte numri i tyre 0693160503"