Mëngjesin e kësaj të mërkure, një aksident i rëndë me përplasje në seri ndodhi pranë “Pushimit të Shoferit” në drejtim të Fierit. Një automjet tip Caddy goditi nga pas një Benz, i cili më pas u përplas me një tjetër Benz. Si pasojë e përplasjes, një person mbeti i lënduar dhe u transportua menjëherë në spital, ndërsa automjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale.

Po në të njëjtin vend, një automjet tip Skoda humbi kontrollin dhe përfundoi te barriera e hekurt në mes të kryqëzimit. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit shpëtoi pa lëndime, ndërsa autoritetet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidenteve.
