Autori mori 15 mijë euro për ekzekutimin e Artur Bashimit në Athinë: Urdhëri erdhi nga burgu

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.09.2025, 10:01

Hetimi për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi, i njohur edhe si Artur Turabi, që ndodhi më 18 gusht në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, ka çuar në arrestimin e një të riu grek. Sipas mediave greke, autori i krimit është një 27-vjeçar përdorues droge, i cili pranoi se mori përsipër ekzekutimin e Bashimit për 15,000 euro. Ai deklaroi se nuk njeh personin që urdhëroi vrasjen dhe as motivet e këtij krimi, por shtoi se urdhri ishte dhënë nga brenda burgjeve.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:25 në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë, kur autori, duke udhëtuar me motoçikletë, iu afrua viktimës dhe qëlloi disa herë, duke e plagosur për vdekje në vend. Gjatë autopsisë dhe hetimeve në vendin e ngjarjes, policia konfiskoi një fishek dhe një gëzhojë të armës së zjarrit, ndërsa në trupin e viktimës u gjet një plagë në gjoks nga një plumb, që shkaktoi vdekjen e menjëhershme të 47-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit