Qytetarja blen kos grek te Big Market i Sinajt, i del i mykur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.09.2025, 09:24

Një qytetare i ka dërguar JOQ një denoncim shqetësues, ku tregon se ka blerë kos frutash në Big Market, por kur e ka hapur ka gjetur që ishte i mykur. Ajo thekson se data e skadencës së produktit ishte në rregull, duke ngritur pyetje mbi kontrollin e cilësisë në market.

"Përshëndetje JOQ, bleva një kos frutash në Big Market dhe kur e hapa, ishte i mykur, ndonëse data e skadencës ishte në rregull", shkruan qytetarja.

Rasti ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si ruhen dhe kontrollohen produktet në markete. Konsumatorja kërkon që institucionet përkatëse dhe vetë rrjeti i supermarketit të marrin masa për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore.

Në një kohë kur qytetarët po përballen me çmime gjithnjë e më të larta, rastet e tilla janë jo vetëm të papranueshme, por edhe të rrezikshme për shëndetin publik. Për ata që se dinë, BigMarket është në pronësi të pronësi të deputetit socialist Vullnet Sinaj, i cili siç duket ka vendosur të rrezikojë jetën e konsumatorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit