Blogeri i huaj: Transporti publik në Shqipëri, një nga më kaotikët në Evropë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.09.2025, 09:01

Një turist i huaj ka ndarë në rrjetet sociale përvojën e tij në stacionin qendror të autobusëve në Tiranë, duke e përshkruar si një nga sistemet më konfuz të transportit publik në Evropë. Blogeri i huaj vë në pah problemet si mungesë informacioni dhe autobusë që nisen pa asnjë paralajmërim të qartë.

Në videon e postuar, ai shkruan: “POV: Je në stacionin kryesor të autobusëve në Tiranë, është 35°C, dhe je gati të hysh në sistemin më konfuz dhe kaotik të transportit publik në Evropë.” Turisti duket i hutuar, duke e pasqyruar përmes videos konfuzionin dhe pasigurinë që ka përjetuar gjatë përpjekjes për të gjetur autobusët e duhur.

Reagimi i tij ka tërhequr vëmendje të madhe online. Videoja e tij është bërë virale në TikTok dhe Instagram, duke nxjerrë në pah një nga sfidat më të mëdha për udhëtarët e huaj që vizitojnë Tiranën, por jo vetëm pasi problem është edhe për vetë shqiptarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit