Apel për ndihmë: I moshuari gjendet i dehur në Fushë-Krujë, kërkohen familjarët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.09.2025, 01:13

Një video ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një burrë i moshuar i gjetur në gjendje të dehur në zonën e Fushë-Krujës.

Sipas të rinjve që e kanë hasur rastësisht në rrugë, ai kishte me vete dy valixhe dhe u tha se quhet Afrim, me origjinë nga Shkodra, ndërsa shtoi se ka tre fëmijë.

Aktualisht ai ndodhet në fshatin Tapizë, pranë urës, dhe qytetarët që e gjetën bëjnë thirrje që familjarët ose të afërmit e tij të kontaktojnë menjëherë në këtë numër: 069 312 153.

Të rinjtë shpresojnë që kjo thirrje të bëjë të mundur gjetjen e familjarëve dhe ribashkimin e tij sa më shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit