Siç po shkon puna, duket se Erion Veliaj do e tërheqë këmbën zvarrë me pasardhësen e tij në Bashkinë Tiranë, kryetaren aktuale Anuela Ristani... Kjo e fundit ka nisur të shpërdorojë pa kriter paratë publike, taksat e qytetarëve të Tiranës, taksapaguesve të rregull, duke ua ndarë oligarkëve me një të rënë të lapsit.

Në një tender të fundit për rikualifikimin e blloqeve të banimit në rrugët Konçita Konomi, Tahsim Hoshafi dhe Ibrahim Pashë Vlora janë ngjallur dyshime serioze për klientelizëm dhe manipulim të konkurrencës nga kryetarja Ristani.
Tenderi me ofertë fituese gati gjysmë miliard lekë financuar nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë u fitua nga Mane/S sh.p.k e Bledar Manes dhe MF Invest Group e Dritan Metajt duke përjashtuar të gjithë konkurrentët e tjerë.

Nga 14 operatorët ekonomikë që morën pjesë, të gjithë u skualifikuan për kritere të stisura posaçërisht për këto biznesmenë.