Një tjetër rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania. Ngjarja ka ndodhur në City Market, në Kavajë, ku një i ri është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa kryen një vjedhje.
Sipas pronarit të biznesit, i riu është futur në zyrën personale të marketit dhe ka marrë një portofol që ndodhej brenda një marsupi. Në pamjet e kamerave, shihet qartë momenti kur ai shtiret fillimisht si klient, por sapo vëren që nuk ka njeri përreth, afrohet tinëzisht te dhoma personale dhe kryen vjedhjen.
Ngjarja ka ndodhur më 29 gusht, rreth orës 14:25. Pronari i marketit i ka bërë thirrje autorit të vjedhjes që të kthejë shumën e marrë, përndryshe çështja do të denoncohet në polici.
“Ju lutemi na ndihmoni ta gjejmë sa më shpejt këtë person”, shprehet pronari i marketit në mesazhin e tij për redaksinë tonë.