Shkarkohen tre zv-ministra që kanë siguruar postin deputetë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.09.2025, 20:39

Teksa kemi hyrë në muajin shtator dhe brenda disa ditësh pritet shpallja e kabinetit të ri qeveritar, ankthi ka përfshirë shumë figura të Partisë Socialiste, të cilët nuk janë të sigurt nëse do të arrijnë të sigurojnë një post në qeveri, apo do të mbeten jashtë.

Sot është mbajtur një mbledhje e Këshillit të Ministrave, ku në përfundim janë vendosur disa ndryshime në qeveri, dhe më konkretisht në tre ministri.

Në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ilva Gjuzi e cila mbante postin e zëvendës-ministres, është pushuar nga detyra.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ceno Klosi gjithashtu zëvendës-ministër, është pushuar nga detyra.

Dhe në Ministrinë e Brendshme, Romina Kuka që ishte zëvendës-ministre, është liruar nga detyra.

Në fakt Ilva Gjuzi është një personazh që për publikun e gjerë njihet si “lëpirësja” e kryetarit, pasi deklaratat e saj bënë bujë disa muaj më parë. Teksa u pyet në një studio televizive për të thënë “një të metë të kryeministrit”, Ilva u përgjigj me “lëpirje”: “Edi Rama ka shumë të meta. Ai është 10 hapa para të tjerëve, madje më përpara sesa duhet. Dhe kjo është një e metë e madhe, sepse të jesh shumë përpara të tjerëve është një problem.

Kjo servilosje publike i solli asaj mjaft të mira, pasi përveç postit të zëvendës-ministres, arriti që të sigurojë emrin brenda listave të sigurta të Tiranës, dhe për disa ditë do ta shohim si deputete në kuvend.

Ceno Klosi nga ana tjetër njihet si simboli i korrupsionit në institucionet publike, por pavarësisht kësaj ai vetëm sa është shpërblyer gjithmonë e më shumë me poste të reja, dhe asnjë gjemb nuk i ka hyrë në këmbë. Ai përshkruhet si mik i afërt i Belinda Ballukut, teksa më parë ka mbajtur poste si drejtor ekonomik në OShEE, drejtor i AKUM, Drejtor i Tatimeve, dhe së fundmi zëvendës-ministër.

Edhe Klosi e ka siguruar një rrogë në kuvend duke nisur nga ky muaj, pasi emri i tij ishte në listat e sigurta të qarkun e Fierit, ku drejtuese politike e PS-së ishte Belinda Balluku.

Nga ana tjetër Romina Kuko njihet si një mikeshë e ngushtë e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranë Erion Veliaj, pasi më herët ajo ka mbajtur postin e Kryetares së Këshillit Bashkiak. Teksa fliste në një intervistë televizive një javë para arrestimit të Veliajt, Kuko e mbronte atë, duke deklaruar: Fakti që dikush është në hetim apo ka një çështje me drejtësinë, nuk e bën atë automatikisht fajtor.

Edhe ajo do të jetë në kuvend duke nisur nga ky muaj, pasi arriti të fitonte mandatin në Korçë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit