Një situatë alarmante ka kapluar lagjen e Astirit në Tiranë, ku banorët përballen prej javësh me telat elektrikë që lëkunden mbi kokën e tyre, duke kërcënuar seriozisht jetën e këdo që kalon aty. Fëmijët, të moshuarit dhe banorët e zonës ndodhen çdo ditë nën rrezik, ndërsa askush nga autoritetet përgjegjëse nuk ka ndërhyrë.
“Kalojmë me frikë çdo ditë, nuk dimë ku të ecim, telat mund të na bien në kokë në çdo moment. Kjo gjendje është e tmerrshme dhe nuk mund të vazhdojë më,” shprehet denoncuesi.
Banorët e zonës i bëjnë thirrje urgjente autoriteteve që të ndërhyjnë për të parandaluar një tragjedi të mundshme.
Denoncimi i qyetetarit:
Përshëndetje JOQ, Dua të raportoj një problem në lagjen e Astirit. Ka disa javë, madje mund të them muaj, që këto tela elektrikë na bien në kokë; nuk dimë as ku të ecim. Zona është e populluar dhe ka lëvizje të vazhdueshme, ndaj fëmijët dhe të moshuarit rrezikohen çdo herë që kalojnë aty. Gjendja është e tmerrshme dhe askush nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Ju lutem, publikoni këtë anonim.