Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë me një apel urgjent për ndihmë. Familjarit të saj i nevojitet medikamenti “Nifedipine 10 mg” (në formë tabletash), i cili nuk gjendet në Shqipëri në këtë dozë.
Sipas saj, në vendin tonë është i disponueshëm vetëm në dozën 30 mg nga prodhimet e huaja, ndërsa prodhimi vendas nuk është i përshtatshëm për përdorim në rastin e tyre.
Ajo kërkon ndihmën e ndonjë qytetari shqiptar që mund të udhëtojë sot nga Italia drejt Shqipërisë, për të mundësuar blerjen dhe sjelljen e këtij ilaçi, i cili merret pa recetë dhe nuk kushton shumë.
Kushdo që ka mundësi të ndihmojë, është i lutur të kontaktojë me redaksinë tonë sa më parë.