Puseta e kanalizimeve del jashtë funksionit, m*** sheshit te Rruga e Durrësit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.09.2025, 18:04

Një qytetar ka denoncuar përmes një mesazhi situatën shqetësuese të ndotjes në një nga zonat më të populluara të Tiranës.

Sipas raportimit të tij, pas “Kafe Florës”, që ndodhet në Rrugën e Durrësit, kanë shpërthyer kanalizimet e zeza dhe të gjitha mbetjet kanë dalë në sipërfaqe.

Edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si puseta ka dalë jashtë funksionit dhe ujërat e zeza të kanalizimeve kanë mbuluar sheshin pas pallatit, ku kalojnë qytetarët në këmbë dhe me makina.

Ai thotë se kjo situatë ndot jo vetëm mjedisin, por rrezikon edhe shëndetin e kalimtarëve dhe banorëve të zonës nga përhapja e aromave të pakëndshme dhe mbetjeve.

Banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës Kanalizimet për të rregulluar këtë problematike dhe për të shmangur përkeqësimin e saj në një zonë urbane dhe mjaft të populluar.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje, ja gjendja ne mes te tiranes plas m*** sheshit…ndodhemi pas kafe flores tek rruga e durrsit."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit