Eldi Dizdari pas hekurave, ish-partnerja Suada mes luksit në Dubai krah milionerit maroken

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.09.2025, 17:45

I shumëkërkuari nga SPAK, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, nuk është duke shijuar resortet e Dubait, por qelinë e paraburgimit, me kërkesë të drejtësisë belge. Belgjika e do “mysafir” për shkak të dyshimeve për import kokaine përmes portit të Antwerp.

Matoshi është një figurë që nuk ka nevojë për prezantim në Shqipëri, emri i tij është lidhur vazhdimisht me trafikun e drogës. Ka dalë në tituj edhe në përplasjen me armë në ish-Bllok mes Ervis Martinajt dhe Ervin Matës, edhe pse pa një akuzë direkte. Po ashtu, pas kapjes së famshme të 613 kilogramëve kokainë në Maminas në 2018, u përmend sërish për lidhjen e afërt familjare me Arbër Çekajn, i dënuar me 14 vite burg.

Përtej botës së krimit, Matoshi është përfolur edhe në kronikën rozë martesa e tij me ish-misin Suada Sherifi solli një vajzë në jetë, por jo një fund të lumtur. Burime pohojnë se çifti është ndarë dhe se Sherifi tashmë është në krahët e një tjetër milioneri, këtë herë maroken që për ironi të fatit është i kërkuar nga DEA amerikane.

Ndërsa Matoshi pret vendimin për ekstradim, ish-partnerja e tij po shijon luksin e Dubait, një kontrast i hidhur për “bosët” e drogës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit