Luani i merr 2150 € dhe i bën bllok, vajza: Më kthe paratë e mija!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.09.2025, 16:39

Një fenomen shqetësues ka marrë hov kohët e fundit: mashtrimi i vajzave të reja nga djemtë përmes platformave sociale. Redaksia jonë ka publikuar tashmë disa raste të ngjashme, por deri tani asnjë prej mashtruesve nuk është bërë shembull.

Sot, pranë redaksisë ka mbërritur një tjetër denoncim, nga një shqiptare nga Kosova, e cila jeton në Austri. Ajo tregon se është njohur online me Luan Muriqin, një shqiptar nga Peja që jeton në Gjermani. Pas dy javësh komunikim, ata krijuan një lidhje në distancë.

Pas përforcimit të lidhjes, djali i kërkoi vajzës një shumë prej 2,150 eurosh, duke pretenduar se kishte marrë një gjobë në Gjermani dhe nëse nuk e paguante, do të përfundonte në burg. Vajza, në mirëbesim, e ftoi atë të vinte në Austri për të marrë paratë. Luan u shfaq, mori shumën dhe u largua pa kthyer asnjë kontakt.

Pas kthimit në Gjermani, ai ndërpreu çdo komunikim me vajzën, duke mos i kthyer përgjigje dhe më pas e bllokoi totalisht. Vajza i bën apel publik Luan Muriqit që t’i kthejë menjëherë shumën e parave që i mori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit