Një mësues nga shkolla e mesme “Bicaj” në Kukës ka ngritur një shqetësim publik, duke denoncuar mungesën e transportit për personelin arsimor dhe presionin që, sipas tij, po ushtrohet nga drejtuesi i institucionit.
Në një mesazh drejtuar redaksisë, ai shprehet se drejtori u bën presion mësuesve që vijnë nga Kukësi dhe u kërkon atyre që ta sigurojnë vetë transportin. Sipas tij, edhe pse viti shkollor nis javën e ardhshme, shkolla nuk ka bërë tender për transportin e mësuesve nga qyteti në fshat, duke ua lënë vetë në dorë si zgjidhje.
Mësuesi thotë se kjo "zgjidhje" e drejtorit dhe zyrës arsimore sjell shumë vështirësi për ata që udhëtojnë nga zona të largëta. Ai thotë se nëse mësuesit nuk gjejnë alternativa për transportin, drejtoria nuk do arsyetojë mungesat dhe as justifikimet e tyre.
Ai kërkon ndërhyrjen e Zyrës Vendore Arsimore për zgjidhjen e kësaj situate dhe zbatimin e detyrimeve ligjore për sigurimin e kushteve minimale për punonjësit e arsimit pasi thotë se nuk është detyra e mësuesve të sigurojnë edhe transportin.
Denoncimi i mësuesit:
"Pershendetje JOQ, Te lutem publikoje pak shikoni cfare presioni ben drejtori i shkolles Bicaj ne Kukes. Transporti i mesuesve e kane me ligj dhe keta nuk kan bere akoma tenderin e transportit kur viti shkollor tashme ka filluat ndonse eshte ne prag. Duhet ta sigurojme vete transportin thote dhe nuk pranon as arsyetime apo mungesa.
