Prokuroria: Në detaje do të shqyrtohen informacionet për përgjime të paligjshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.09.2025, 15:52

Prokuroria Publike nuk ka mundësi për përgjim të paligjshëm të komunikimeve, thonë nga Prokuroria Publik pas informacioneve për përgjime të paligjshme gjatë viteve 2019-2024.

Ata shtojnë se Prokuroria vetëm i përcjell kërkesat e bazuara në ligj nga ASK për masa parandaluese të inteligjencës Gjykatës Supreme, e cila më pas lëshon urdhër të përshtatshëm për zbatimin e masave.

“Sipas Ligjit për Përgjimin e Komunikimeve, një urdhër për masa të posaçme hetimore mund të lëshohet vetëm për vepra penale të përcaktuara në mënyrë strikte në vetë ligjin”, thotë Prokuroria.

Lidhur me akuzat e mëparshme për mbikëqyrje të kryeministrit, me udhëzime të Prokurorit Publik Ljupço Kocevski, Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka formuar një çështje në të cilën po ndërmerren veprime verifikimi.

Në të njëjtën kohë, thotë Prokuroria, akuzat në raportet e fundit nga ASK do të shqyrtohen gjithashtu në detaje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit