Nga nesër pasdite deri të premten mot i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.09.2025, 23:32

Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, nesër pasdite, gjatë natës dhe të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje lokale të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie me reshje më të dendura shiu në një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m2), erëra të forta (mbi 60 km/orë) dhe kushte për breshër të izoluar.

Në Shkup, nesër pasdite, gjatë natës dhe të enjten moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erëra të forta. Në disa pjesë të luginës, proceset do të marrin formën e stuhive afatshkurtra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit