Kërcet grushti e leva në Shijak, shkak i sherrit aksidenti në rrugë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 02.09.2025, 15:51

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes disa personave ditën e sotme në Shijak. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se sherri ka nisur pas një aksidenti të ndodhur në rrugë.

Personat e përfshirë në aksident kanë braktisur makinat e tyre dhe kanë nisur sherrin me grushta, shkopinj druri e jo vetëm. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni momentin kur burrat i sulen njëri-tjetrit me grushta e shkopinj, ndërkohë që sherri ka vijuar edhe pas mbërritjes së Policisë.

Ky është një shembull i qartë i degjenerimit të shoqërisë, ku një aksident i thjeshtë në rrugë kthehet në përplasje të dhunshme mes qytetarëve, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve që kalojnë aty pranë.

Policia pritet të zbardhë detaje nga kjo ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit