Një situatë shqetësuese është denoncuar sot nga qytetarët lidhur me hapësirën që ndodhet në pjesën e pasme të Spitalit Rajonal të Vlorës. Në një video të bërë publike, dallohet qartë se rruga është në gjendje tejet të amortizuar, e mbushur me gropa të mëdha dhe e pakalueshme për çdo lloj automjeti.
Pamjet tregojnë sesi kjo pjesë, është lënë totalisht në harresë nga bashkia e Vlorës. Qytetarët apelojnë për ndërhyrje urgjente, teksa kërkojnë reagim të menjëhershëm nga Bashkia e Vlorës dhe institucionet përgjegjëse.
"Ju lutem, shikoni këtë video. Kjo është gjendja mbrapa spitalit të Vlorës. As me kamion nuk kalohet. E turpshme për një qytet turistik e me mijëra banorë!", thuhet në mesazhin që shoqërohet me video.