“I morën letrat e makinës”, çfarë po shkëmben qytetari me policët në rrugë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.09.2025, 14:48

Disa qytetarë të Kavajës janë bërë dëshmitarë të një ngjarje të paprecedentë ditën e sotme ku protagonistë kryesorë janë efektivët e Policisë së Shtetit.

Sipas tyre, një qytetar është ndaluar nga policia dhe pas kontrolleve të kryera prej tyre, atij i janë marrë dokumentet e makinës.

Por pak metra larg vendit ku është ndaluar, ata thonë se qytetari është takuar për 'sqarim' me efektivët e policisë.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, mund të shihni momentin e "takimit" të qytetarit me efektivët e policisë.

Pas disa diskutimeve te xhami i makinës së policëve, qytetari duket teksa kthehet me shpinë dhe nxjerr diçka nga çanta e tij. Pas kësaj ai vazhdon bisedën me policët dhe më pas merr dosjen me dokumenta.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e këtij 'takimi' në rrugë dhe çfarë kanë shkëmbyer mes tyre policët dhe qytetari, që duhet thënë përpiqet mos të bjerë në sy kur hap çantën e tij.

Mesazhi i qytetarit:

"Pershendetje JOQ, Policia kavajes po i moren letrat e makines dhe ky i dha leke. Po se kuptuam pse ia moren"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit