Rritet numri i vetëvrasjeve, të rinjtë po vuajnë dhe nuk po dëgjohen!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.09.2025, 14:04

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente për të trajtuar krizën në rritje të shëndetit mendor, pasi vetëvrasja mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në botë. Sipas të dhënave të vitit 2021, mbi 727.000 persona humbën jetën si pasojë e vetëvrasjes, duke përfaqësuar më shumë se një në çdo 100 vdekje globale. OBSH thekson se për çdo vetëvrasje të përfunduar ka rreth 20 tentativa të tjera, ndërsa të rinjtë mbeten më të prekurit.

Raporti tregon se vetëvrasja është shkaku i dytë i vdekjeve për gratë e moshës 15-29 vjeç dhe i treti për meshkujt në të njëjtin grupmoshë. Edhe pse norma globale ka rënë me 35% që nga viti 2000, progresi është shumë më i ngadaltë se sa objektivat e vendosura me vetëm 12% ulje të parashikuar deri në vitin 2030, kundrejt një synimi për 33%. Rajonet e Amerikës janë të vetmet ku normat janë rritur, me një rritje prej 17% në të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, përhapja e çrregullimeve mendore si depresioni dhe ankthi është rritur ndjeshëm, veçanërisht tek të rinjtë, të ndikuar nga rrjetet sociale dhe pandemia e COVID-19. Megjithatë, investimet në shëndetin mendor mbeten minimale me vetëm 2% të buxheteve shëndetësore që i kushtohen kësaj fushe. OBSH paralajmëron se vetëm 9% e personave që vuajnë nga depresioni marrin trajtim dhe bën thirrje për transformim të menjëhershëm të shërbimeve të shëndetit mendor në mbarë botën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit