Qumështi i “Erzenit” bëhet gjizë me një të zier

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.09.2025, 13:48

Një qytetare nga Gjirokastra i është drejtuar redaksisë sonë duke ngritur sërish shqetësime mbi sigurinë ushqimore në vend.

Ajo tregon se kishte blerë një qumësht në një prej supermarketeve të qytetit, i cili sipas datës së skadencës rezultonte i rregullt. Por, pasi e ngrohu në shtëpi, qumështi mori trajtën e gjizës dhe filloi të lëshonte erë të rëndë e të pakëndshme. Edhe pse data e skadencës është 3 shtaor pra ditën e nesërme, malli nuk është tërhequr nga punonjësit e marketit për kthim.

“Shkon blen në supermarket qumësht dhe të del i prishur,” është shprehur qytetarja e indinjuar.

Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi kushtet e ruajtjes, transportit dhe cilësinë e vetë prodhimit të produkteve ushqimore që tregtohen në vend, veçanërisht për bulmetin, i cili kërkon standarde të larta higjienike dhe një zinxhir të pandërprerë frigoriferik.

Autoritetet përkatëse pritet të ndërhyjnë menjëherë, pasi situata të tilla po përsëriten dhe po kthehen në një shqetësim të madh për konsumatorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit