Një situatë alarmante është raportuar nga qytetarët e Kavajës, ku një banesë është përfshirë nga flakët prej më shumë se një ore. Denoncuesit i janë drejtuar redaksisë sonë duke ngritur shqetësimin se pavarësisht kohës së gjatë, zjarrfikësit nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje.
Sipas dëshmitarëve, shkak i shpërthimit të zjarrit dyshohet të jetë një bombol gazi, e cila pas plasjes ka shkatërruar llamarinat e banesës. Fatmirësisht, këto copëza të hedhura nga shpërthimi nuk kanë shkaktuar dëmtime tek personat e pranishëm.
Ndërkohë, qytetarët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, pasi flakët vijojnë të përpijnë banesën duke rrezikuar edhe zonën përreth.
Denoncimi i qytetarit:
Në Kavajë, zjarr prej një ore dhe zjarrfikësja nuk ka mbërritur ende. Shpërtheu bombola e gazit duke hedhur llamarinat në ajër, fatmirësisht pa dëmtuar asnjë person.