Rregull i ri në kufirin me Greqinë: Merrni masa, gjobat nuk paguhen më në doganë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.09.2025, 12:46

Një qytetar shqiptar ka ngritur alarmin për një ndryshim të rëndësishëm në procedurat kufitare të Greqisë, që sipas tij ka hyrë në fuqi prej dy javësh dhe tashmë po zbatohet rreptësisht në pikat doganore.

Sipas qytetarit, të gjithë shqiptarët që kanë marrë gjobë në shtetin grek, kryesisht për qëndrim më shumë se 90 ditë, nuk mund të hyjnë më në territorin grek nëse nuk e kanë paguar më parë gjobën në një bankë shtetërore greke.

Ai shprehet se më parë pagesa e gjobës kryhej në vetë pikën e kalimit kufitar dhe kalimi lejohej menjëherë, por kjo mundësi nuk ekziston më.

Pagesa e gjobës tani nuk mund të bëhet më në doganë, por vetëm në bankë brenda Greqisë. Nëse dikush ka marrë gjobë dhe nuk e ka paguar, nuk mund të hyjë më në Greqi dhe as në ndonjë shtet tjetër të BE-së,” – raporton qytetari.

Sipas tij, personi i gjobitur duhet të ketë një të afërm ose të njohur brenda Greqisë që mund të kryejë pagesën në emrin e tij. Nëse nuk ka një të tillë, duhet të dërgojë dikë enkas nga Shqipëria për ta bërë këtë pagesë në një qytet grek.

Ai thotë se ka marrë gjobë tre muaj më parë, ndërsa ky rregull ka hyrë në fuqi tani dhe po zbatohet në mënyrë strikte nga autoritetet greke. Ai thekson se shumë shqiptarë që synojnë të udhëtojnë për punë sezonale drejt Greqisë, nuk janë ende në dijeni të këtij ndryshimi, çka mund të sjellë kthim në kufi dhe vështirësi të mëdha.

Sipas tij dogana greke tani thjesht të jep dokumentin për procedurat e pagesës, por nuk pranon kryerjen e pagesës në kufi.

Mesazhi i qytetarit:

"Pershendetje joq nje ligj i ri ka dal ne doganat greke per te gjith shqiptaret qe kan marr gjobe ne shtetin grek dhe duan te ikin ne Greqi. Pagesa e gjobes tani duhet te behet ne nje bank te shtetit grek nga nje i aferm i personit te gjobitur ne te kundert nuk mund te hyjne ne shtetin grek ose Europe. Gjoba eshte marr per kalim ditesh mbi 90 dit ne Greqi po un po ta dergoj per info qe cdo shqipar qe ka marr gjobe ne shtetin grek dhe nuk e ka paguar mos te niset per Greqinë me idene se do e paguaj gjoben ne dogan sepse nuk paguhen me ne doganen greke por ne nje bank ne shtetin grek

Po e jap si informacion per shqiptaret qe kan marr gjob dhe duan te ikin ne Greqi. Ne qofte se nuk ka njeri te aferm ne Greqi duhet te dergoj nje person nga Shqiperia ne nje qytet te Greqis dhe te bej pagesen e gjobes.

Dogana greke ma dha si dokument te perkthyer. Po me par paguhej direkt gjoba ne dogan dhe kaloje tani nuk mund te besh pages ne dogan por ne nje bank ne Greqi. Problem i madh per dike qe do te iki tani ne sezonin e punes ne Greqi duhet te dergoj dike kastile nga shqiperia ne Greqi per te paguar gjoben ose ti thote dikujt qe ka atje. Une e kam marr gjoben para 3 muajsh dhe ky rregulli eshte vendosur 2 jave perpara dhe tani ka hyre ne fuqi dhe po zbatohet"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit