Detaje nga ngjarja tragjike në Sarandë, turisti francez ishte i shoqëruar nga miqtë e tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.09.2025, 11:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një turist francez ka humbur jetën në rrethana tragjike. Viktima është identifikuar si Marvin Feneuille, 28 vjeç, i cili kishte ardhur në Shqipëri për pushime së bashku me disa miq.

Sipas informacioneve paraprake, grupi i turistëve ndodhej në rrugën “Butrinti”, në afërsi të një resorti të njohur në Sarandë, kur ndodhi incidenti. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të rinjtë kishin konsumuar alkool dhe po shëtisnin në këmbë në zonën turistike.

Në një moment, dyshohet se Marvin Feneuille ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, në një hapësirë të pambrojtur pranë resortit. Rënia rezultoi fatale për të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur me saktësi rrethanat e aksidentit. Trupi i pajetë i të riut pritet të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit